E diela është e rezervuar për skuadrat rivale në basketbollin e Kosovës. Trepça do të ballafaqohet me Bashkimin.
Mitrovicasit janë në formë shumë të mirë dhe këtë formë të mirë do të mundohen ta vazhdojnë edhe përballë prizrenasve, që në dy xhirot e fundit pësoi humbje nga Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina.
Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, derisa Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.
Përballja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy rivalët e vjetër.
Bardhekaltrit pësuan nga Vëllaznimi, por fituan ndaj Bashkimit, kurse pejanët hyjnë me ndryshime, ku së fundi si trajner është angazhuar ish-trajneri i prishtinasve, Dragan Radoviq.
Prishtinasit kanë shtatë fitore dhe 14 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe nëntë humbje.
E diel
17:00 Trepça – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Peja.