Sigal Prishtina mori dy pikë në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e basketbollit të Kosovës.
Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 94:84 (18:29, 29:19, 22:16, 25:20) ndaj rivalit të vjetër, Pejës.
Çereku i parë i takoi pejanëve dhe ishin në epërsi me 11 pikë (18:29).
Në çerekun e dytë Prishtina merr veten, shkrin epërsinë e verdhezinjve në vetëm një pikë (47:48).
Në çerekun e tretë dhe të katërt Sigal Prishtina tregoi lojë më të mirë dhe e fitoi sfidën.
Basketbollistët Tevin Mack me 37 pikë dhe Nigel Jonson me 25 pikë, janë me efikasit dhe me të merituarit për fitoren e Prishtinës.
Brandon Walters me 29 pikë dhe Rron Grapci me 21, ishin me efikasit të Peja. Duhet theksuar se Peja u paraqitë pa Dardan Berishën dhe Lis Shoshin.
Sigal Prishtina largohet nga vendi i fundit dhe ngritën në të shtatin me 30 pikë dhe Peja është në pozitën e katërt me 34 sosh.