Giannis Antentokounmpo është shpallur MVP i ndeshjes All-Star Game 2021.
Giannis Antetokounmpo është MVP i ndeshjes së All-Star në kuadër të NBA të vitit 2021.
Baskebollisti grek ka shkëlqyer me 35 pikë në këtë ndeshje, ai u draftua nga LeBron James dhe luajti në skuadrën e tij.
Antetokounmpo shënoi 35 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime në këtë ndeshje.
Në fund, skuadra e LeBron në krye me Antetokounmpo triumfoi me rezultatin 170-150.