Ish-basketbollistja prishtinase, u zgjodh kryetare!
Ish-basketbollistja e KB Universiteti nga Prishtina, Diellza Shaqiri në Asamblenë Zgjedhore të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) është zgjedhur Kryetare për katër vitet e ardhshme.
Diellza Shaqiri ishte një nga basketbollistet më të merituara për dominimin disavjeçar të KB Universiteti në basketbollin femëror në vendin tonë që nga paslufta.
Federata e Basketbollit të Kosovës e përgëzon dhe i dëshiron shumë suksese Diellza Shaqirit në mandatin e saj katërvjeçar në krye të FSUNK.