NBA është rikthyer pas një pauze të shkurtër.
Skuadra e Dallas Mavericks ka mposhtur 113-104 ekipin e San Antonio Spurs.
Në këtë mbrëmje, basketbollisti i Spurs, DeRozan shkëlqeu me 30 pikë dhe 11 asistime.
Paraqitje fantastike pati edhe Luka Doncic, i cili realizoi 22 pikë, bëri 12 asistime dhe 12 kërcime.
Fitore në këtë raund ka shënuar edhe Memphis Grizzlies, të cilët mposhtën Washingtonin me rezultat 127-112.