Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja hapëse e kësaj jave zhvillohet nga ora 16:00 në palestrën “Shani Nushi”, aty ku Vëllaznimi e pret Bashkimin.
Kjo ndeshjet do të jetë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Gjakovarët po luftojnë për mbijetesë, teksa prizrenasit për të zënë një vend në “play-off” ose së paku të qëndrojnë në Superligë.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo nga ora 18:00, me Sigal Prishtinën që pret Rahovecin.
Kryeqytetasit deri më tani kanë grumbulluar 32 pikë, kurse “Vreshtarët” 37 pikë.