Flamurtari kryeson i vetëm renditjen e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra, pas ndeshjeve të javës së 5-të. Vlonjatet fituan pa probleme 91-50 ndaj Flamurtarit, duke kryesuar kampionatin me 10 pikë të plota.
Në vendin e dytë janë dy ekipet e kryeqytetit, Partizani e Tirana, të cilat u përballën mes tyre në “Fahrie Hoti”. Partizani fitoi 79-64 ndaj bardhebluve në këtë derbi që pritej me interes, ndeshje e dominuar nga skuadra e trajneres Ledina Koçi.
Ngjit shkallët e renditjes Vllaznia, që mposhti në sekondat e fundit 65-64 Elbasanin, dy ekipe që luajnë për një vend në play off. Fitoren e parë sezonale korri ekipi i SH.K.B.Tirana, që triumfoi 70-64 ndaj Apolonisë.
Basketboll – Kategoria e Parë, femra (Java e 5-të)
Vllaznia – Elbasani, 65-64
Sh.K.B.Tirana – Apolonia, 70-64
Tirana – Partizani, 64-79
Flamurtari – Studenti, 91-50
Renditja: Flamurtari 10 pikë, Partizani 9 pikë, Tirana 9 pikë, Vllaznia 8 pikë, Elbasani 7 pikë, Studenti 6 pikë, Sh.K.B.Tirana 5 pikë, Apolonia 5 pikë.