Golden Eagle Ylli nga Theranda, si vendas u tregua skuadër e vogël për ekipin me renome Trepça nga Mitrovica, duke pësuar humbje me rezultat 96:72 (28:21, 21.18, 26:14, 21:19).
Trepça ishte më e mirë për katër çerekë dhe fitorja me 24 pikë dallim ishte edhe i forcave reale në fushë.
Ivan Koljeviq me 26 pikë dhe Dino Butorac me 22, janë më efikasit të mitrovicasit.
Basketbollisti Lg Gill me 22 pikë nuk e ndihmoi Yllin që ta shmang humbjen e thellë.
Pas javës së 24-të në elitën e basketbollit, Trepça ngjitet në vend të katërt me 34 pikë dhe Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 39 sosh, sa ka edhe Ponte Prizreni në krye.