Los Angeles Lakers, kampioni aktual i NBA-së, ka fituar ndeshjen e radhës ndaj Charlotte Hornets me rezultat 116-105.
Lakers udhëtojë për në Charlotte që të luante me Hornets për ndeshjen e radhës në ligën me prestigjioze të basketbollit, NBA.
Kampionët aktual treguan edhe një herë veten e tyre, duke marrë fitoren e katërt radhazi.
Në këtë ndeshje, LeBron James u tregua i jashtëzakonshëm, duke realizuar kështu 37 pikë, gjashtë asistime dhe tetë kërcime.
Lojtari më i mirë për Hornets ishte, LaMelo Ball, i cili pati 26 pikë, shtatë asistime dhe pesë kërcime.
Më këtë fitore, Lakers tani janë në vendin e dytë dhe kanë 28 fitore.
Në foton e paraqitur më poshtë, mund të shihni rezultatet e të gjitha ndeshjeve që janë luajtur sot: