Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, ndarë nga jeta 14 muaj më parë pas një aksidenti me helikopter, fitoi gjygjin me policinë e Los Anxhelosit.
Në këtë proces gjygjësor ajo kërkonte të mësonte emrat e policëve që kishin bërë fotot e viktimave dhe më pas i kishin shpërndarë ato të miqtë apo kolegët e tyre.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, e veja e Kobe Bryant ka bërë me dije se 4 policët e akuzuar janë Joey Cruz, Rafael Mejia, Michael Russell dhe Raul Versales.
Personi që kishte shkrepur deri në 100 foto ishte Mejia, që më pas ia kishte dërguar Cruz e ky më pas te Russell, duke bërë kështu xhiron mes policëve.
Këta policë akuzohen për shkelje të ligjit, amendamenti nr.14 i kushtetutës së Amerikës, neglizhencë në kryerjen e detyrës dhe shkelje të privatësisë.