Basketbollisti i Pejës, Lis Shoshi dhe njëherësh i kombëtares së Kosovës, është kthyer nga lëndimi.
“Pas mungesës gati 2-vjeçare, Lis Shoshi, rikthehet në parket.
Lisi për 26 minuta kishte 25 pikë, 10 kërcime, derisa indeksin e ndeshjes 31.
Shoshi pas ndeshjes është kontaktuar nga drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova.
Lisi është shprehur i lumtur për rikthimin me shpresë se do të kalojë tërësisht lëndimin që kishte”, shkruan FBK në rrjetin e saj social në facebook.