Peja i kthehet fitoreve dhe e përforcon pozitën e katërt në Superligën e Kosovës.
Peja si mysafire ka shënuar fitore me rezultat 79:65 (23:14, 21.15, 16:14, 19:22) ndaj Bashkimit nga Prizreni.
Basketbollisti Brandon Walters me 32 pikë, është më i merituari për fitoren e verdhzinjve.
Pas javës së 25-të, Peja renditet në pozitën e katërt me 38 pikë dhe Bashkimi gjendet një vend më poshtë me 36.