Jelica Daboviq ka zbuluar ndër arsyet që çoi në vetëvrasje basketbollisten e re serbe të Partizanit të Beogradit, Milica Mërkella!
Ajo tha se basketbollistja e Partizanit e vrau veten në moshën 15 - vjeçare disa ditë më parë, duke thënë se vajza ishte viktimë e përdhunimit.
“Fatkeqësisht, kjo vajzë më ka shkruar në Instagram rreth një muaj më parë se po përballej me një dhunë të tmerrshme dhe se nuk shihte rrugëdalje nga ajo situatë, përveç vetëvrasjes.
Unë i thashë asaj se çdo problem ka një zgjidhje dhe se ajo thjesht duhet të më shkruaj për çfarë saktësisht bëhet fjalë” ... - ka shkruar Jelica Daboviq.
Jelica Daboviq theksoi se profili nga ku vajza i ka shkruar nuk ishte i vërtetë, por ajo theksoi se ishte e sigurt që ajo ka qenë.
“Sipas detajeve që ajo më përshkroi në mesazhe, është e qartë se ajo është në fjalë, e vrau veten për shkak të abuzimit, dhe që më informoi paraprakisht për këtë. E frikshme me të vërtetë”, ka shkuar mes të tjera ajo.