Klubi i basketbollit Rahoveci fiton në Prizren, duke e mundur liderin Ponte Prizrenin, me rezultat 86:82 (20:23, 25:23, 21:14, 20:22), në takimin e javës së 25-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshje me rivalitet deri në fund, rahovecianët shënuan fitore të madhe.
Basketbollistit Divine Miracl Myles me 31 pikë është me efikasi të Ponte Prizreni, ndërsa të Rahoveci Alban Veseli dhe Ed Daniel, secili shënuan nga 21 pikë.
Ponte Prizreni kryeson me 42 pikë, duke e lënë pas Golden Eagle Yllin me 41, Rahovecin me 41 pikë etj.