Ndonëse është mesi i sezonit 2020-2021, katër skuadra të NBA-së kanë konfirmuar se disa lojtarë dhe anëtarë të stafit kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
Bëhet fjalë për skuadrat e New Orleans, Atlanta, Portland dhe Miami, që kanë nisur procesin e vaksinimit të lojtarëve dhe stafit. Natyrisht që ky proces është vullnetar dhe jo i detyrueshëm.
Mësohet se të gjithë basketbollistët dhe personat e stafit kanë përdorur vaksinën e Pfizer. Kohët e fundit është përfolur se jo të gjithë lojtarët janë dakord që ta bëjnë vaksinën anti-Covid.
Deri më tani asnjë problem nuk është hasur te personat që e kanë kryer vaksinën, ndërkohë që dy javët e fundit nuk është anulluar asnjë ndeshje si pasojë e infektimeve me koronavirus.