Flamurtari në basketboll për femra vijon të mos njohë pengesa në kampionat. Vlonjatet kanë korrur fitoren e shtatë në po kaq javë të luajtura, duke udhëhequr renditjen me 14 pikë të plota. Në takimin e fundit, Flamurtari fitoi 88-67 në Elbasan ndaj ekipit vendës.
Të njëjtin ritëm ndjek Partizani, që mposhti në Shkodër 81-46 Vllazninë vendase, duke qëndruar në vendin e dytë. Fiton edhe Tirana, që mposhti Sh.K.B.Tirana me shifrat e thella 104-65, ndërsa Studenti shpreson për një vend në play off pas fitores 58-27 ndaj Apolonisë.
Basketboll – Kategoria e Parë, Femra (java e 7-të)
Vllaznia – Partizani, 46-81
Apolonia – Studenti, 27-58
Elbasani – Flamurtari, 67-88
Sh.K.B.Tirana – Tirana, 65-104
Renditja: Flamurtari 14 pikë, Partizani 13 pikë, Tirana 12 pikë, Vllaznia 11 pikë, Studenti 10 pikë, Elbasani 9 pikë, Sh.K.B.Tirana 7 pikë, Apolonia 7 pikë.