James Harden do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Detroitit.
Ndeshja ndaj Utah Jazz ishte e dyta që Harden ka humbur që nga transferimi në Brooklyn nga Houston Rockets, dhe fatkeqësisht keto dy ndeshje u humbën nga Brooklyn Nets.
Harden ka shkëlqyer që nga ardhja e tij në Brooklyn, ai ka shënuar mesatarisht 25.4 pikë në 38.5 minuta për ndeshje që nga transferimi i tij, si dhe 11.5 asistime dhe 8.7 kërcime.
Me Kevin Durant dhe Kyrie Irving që po mungojnë nga lëndimi, Harden është bërë protagonisti kryesor i Nets këtë sezon.
Pas ndeshjes ndaj Utah Jazz, Harden mori dritën e gjelbër për paraqitje ndaj Detroitit.