Ndalet ecuria prej tetë fitoresh radhazi e Milwaukee Bucks, që ishin të detyruar të pranonin humbjen përballë Boston Celtics me rezultatin 122-114. Skuadra e drejtuar nga Brad Stevens e bëri diferecën në periodën e tretë, duke shënuar plot 43 pikë.
Shënuesi më i mirë rezultoi Jayson Tatum me 34 punti, gjithsesi nivel të lartë shfaqën edhe Marcus Smart me 23 pikë dhe Kemba Walker me 21 pikë. Bucks nuk u mjaftuan 19 pikët e Khris Middleton, ndërsa Giannis Antetokounmpo nuk shënoi më shumë se 16 pikë, duke treguar shumë pak nga potenciali i tij.
Vazhdojnë të kryesojnë me meritë në Konferencën e Perëndimit Utah Jazz, që iu imponuan me rezultatin 117-114 Memphis Grizzlies falë 35 pikëve të Donovan Mitchell, ndërsa Memphisit nuk i mjaftoi “double double” i Ja Morant (32 pikë dhe 11 “rebound”).
Duke qëndruar në Perëndim në pjesën e sipërme të klasifikimit, Phoenix Suns, tashmë të dytët, mposhtën 104-100 Toronto Raptors me Deandre Ayton autor i 19 pikëve.
James Harden realizoi plot 44 pikë, 14 “rebound” dhe 8 asiste në suksesin e Brooklyn Nets ndaj Detroit Pistons me rezultatin 113-111. Grant i Pistons, i dyti me statistika më të mira në këtë ndeshje, realizoi vetëm 19 pikë, më pak se gjysmën e Harden. Fituan edhe Denver Nuggets 113-108 ndaj New Orleans Pelicans falë një Nikola Jokic në formë të jashtëzakonshme. Basketbollisti serb e mbylli takimin me 37 pikë, ndërsa për Pelicans çuditërisht nuk morën vlerë 39 pikët dhe 10 “rebound” të Zion Williamson.
Rezultatet:
Detroit Pistons – Brooklyn Nets 111-113
Milwaukee Bucks – Boston Celtics 114-122
Toronto Raptors – Phoenix Suns 100-104
Charlotte Hornets – Miami Heat 110-105
Minnesota Timberwolves – Houston Rockets 107-101
New Orleans Pelicans – Denver Nuggets 108-113
Orlando Magic – Portland Trail Blazers 105-112
Dallas Mavericks – Indiana Pacers 94-109
Utah Jazz – Memphis Grizzlies 117-114
Golden State Warriors – Atlanta Hawks 108-124