Los Angleles Lakers kanë arritur fitore ndaj Orlando Magic në kuadër të NBA.
Pas tre humbjeve rresht dhe lëndimit të LeBron James, i cili tani bashkë me Anthony Davis mbeten jashtë, Lakers arritën të marrin fitoren e dytë rresht.
Këtë herë tek Lakers, shkëlqyen Denis Schroder me 24 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Kuzma me 21 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.
Tek Orlando, Bacon shënoi 26 pikë, tetë kërcime dhe një asistim dhe Okeke me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.
Rezultatet e çerekëve, Lakers – Orlando: (22-21), (22-18), (25-30) dhe (27-24).
Rezultati përfundimtar, Lakers 96 – 93 Orlando Magic.