Ikona e basketbollit, Resmie Juniku, ka disa arsye të forta që dëshiron të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas ish basketbollistes së mirënjohur, e para, do të kërkojë që sportistët dhe sportistet elitare, të kanë të rregulluar statusin e pensionistit të merituar dhe të bëhet kategorizimi i tyre.
E dyta, do të diskutojë edhe për shumë çështje tjera që kanë të bëjnë me sportin në përgjithësi.
E treta, krahas që dëshiron takim me Kurtin, ajo së shpejti do të shkojë në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të takohet me presidentin e ri të këtij institucioni, Ismet Krasniqi, që të kërkojë nga ai, që të fillojë procesin e rregullimit të statusit të sportistëve elitarë.