Shkon në 5 numri i ekipeve të kualifikuara në çerekfinalet e Euroleague, pas ndeshjeve të raundit të 32-të.
Pas Barcelonës, një biletë për më tej kanë siguruar edhe CSKA Moskë, Anadolu Efes, Armani Milano dhe Fenerbahce.
Skuadra katalanase kryeson renditjen, pavarësisht humbjes 99-94 në fushën e Maccabit. Në vendin e dytë ndodhen rusët e CSKA Moskë (mundën 86-74 Zenit në derbin rus) e turqit e Anadolu Efes (mposhtën 108-83 Real Madrid).
Humbja ka ndërlikuar disi pozitat e Real, në vendin e tetë dhe të fundit që të çon në play off. Në ndeshjet e raundit të dytë fitojnë edhe italianët e Armani Milano, turqit e Fenerbahce si dhe grekët e Olympiacos.
Euroleague – Raundi i 32-të
Zenit st.Petersburg – CSKA Moskë, 74-86
Real Madrid – Anadolu Efes, 83-108
Crvena Zvezda – Armani Milano, 72-93
Zalgiris Kaunas – Alba Berlin, 96-86
Panathinaikos – Baskonia Gasteiz, 82-97
Maccabi Tel Aviv – Barcelona, 99-94
Bayern Mynih – Fenerbahce, 68-77
Khimki Moskë – Villeurbanne, 87-85
Valencia Basket – Olympiacos, 79-88.