Ish-basketbollisti i Bashkimit, Theron Bussey ka gjetur klubin e ri.
Bussey i cili vjen nga SHBA, është transferuar në Shqipëri, përkatësisht tek skuadra, Goga Basket të cilët janë liderë të tabelës.
30 vjeçari ishte pjesë e skuadrës suedeze “Jamtland” para se të transferohej tek Goga Basket.
Tek suedezët, ai regjistroi një mesatare prej 6.4 pikësh, 2.4 asistime dhe 2.4 kërcime për ndeshje.
Amerikani ishte pjesë e Bashkimit në sezonin 2015/2016 dhe regjistroi paraqitje të mira gjatë aventurës së tij në Kosovë.
Ai kishte një mesatare prej, 14.8 pikë, 3.7 asistime dhe 3.4 kërcime në atë sezon.