James Harden shpallet lojtari më i mirë i muajit në Konferencën Lindore

Basketboll

James Harden shpallet lojtari më i mirë i muajit në Konferencën Lindore

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:10
James Harden

Basketbollisti i Brooklyn Nets, James Harden, është shpallur lojtar i muajit në Konferencën Lindore.

NBA ka deklaruar sot se basketbollisti i Brooklyn Nets, James Harden, është emëruar lojtari më i mirë i muajit mars në Konferencën Lindore.

Ky është triumfi i dytë që nga transferimi i tij në Nets, dhe gjithsej i 11-ti në karrierë.

Harden udhëhoqi Brooklyn në një seri të ndeshjeve në NBA duke fituar 11 ndeshje, duke regjistruar mesatare prej 27.9 pikësh dhe regjistroi 9.8 kërcime, 11.5 asistime për ndeshje.

James Harden fitoi çmimin dy herë radhazi, hera e parë ishte në shkurt 2021.

Ndërsa për Konferencën Perëndimore, Nikola Jokic u shpall lojtari më i mirë, ai regjistroi një mesatare prej 27.1 pikësh, 11.4 kërcime dhe 8.4 asistime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat