Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kevin Durant, do të gjobitet nga NBA.
Gazetari amerikan, Adrian Wojnarowski i cili është burim i afërt me “ESPN”, ka deklaruar se Kevin Durant do të gjobitet nga NBA.
Durant do të gjobitet me një shumë prej 50 mijë dollarësh shkaku i një ndërveprimi me një aktor.
Kjo do të thotë që ai ka thyer rregullat anti-COVID-19 për mbajtjen e distancës sociale.
Kujtojmë që Durant është i lënduar dhe nuk është paraqitur me Nets në disa nga ndeshjet e fundit.