Talentja e basketbollit Enisa Kamerolli, në çdo ndeshje po dëshmohet dhe pritet që në të ardhmen të jetë edhe bartëse e lojës në Kombëtaren e Kosovës.
“4-shja e KB Prishtinës, 17 - vjeçarja nga Vushtrria, Enisa Kamerolli pritet që këtë verë të mbrojë ngjyrat e Përfaqësueses U18 të Kosovës, si dhe të luftojë për një vend në Përfaqësuesen A të Femrave.
Ajo për herë parë këtë verë do të paraqitet në gara zyrtare të FIBA-s”, shkruan në faqen e FBK-së.
Kamerolli ka një teknikë të përsosur dhe i jep gjallëri lojës në ekipin kryeqytetas.