Peja e fillon me fitore të thellë në Ligën Unike Kosovë-Shqipëri, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Pejanët shënuan fitore me rezultat 90:73 (16:17, 26:17, 23:19, 25:20) kundër Vllaznisë nga Shkodra, që u zhvillua në Palestrën "Mizair Isma" në Rahovec.
Vllaznia vetëm në çerekun e parë u tregua skuadër e mirë, por në çerekët vijues verdhezinjtë dëshmuan lojë më të mirë.
Basketbollisti Dardan Berisha me 26 pikë dhe Brandon Walters me 23, ishin me efikasit të Peja dhe të Vllaznia Jeron Quin Cooper me 21 sosh.
Peja do të takohet me Rahovecin në gjysmëfinale.