Njëri nga basketbollistët më të mirë të dekadës në NBA, Kevin Durant është kthyer nga lëndimi, njofton Shams Charania.
Basketbollisti i Nets e fillojë vitin në mënyrën më të mirë, por një lëndim që e pësoi para ndeshjeve të “All Starit” e la jashtë amerikanin për një kohë gjatë.
Basketbollisti 32 vjeç do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme (e mërkure) ndaj New Orelans Pelicans.
Kujtojmë që Durant sezonin e parë me Brooklynin nuk e luajti fare, ndërsa ky është edicioni i dytë te skuadra nga Lindja.
Brooklyn Nets shihen si favorit për të fituar këtë edicion titullin në NBA-së, pas afrimit edhe të disa lojtarëve me përvojë të madhe si James Harden, Blake Griffin dhe LeMarcus Aldrigde.