Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e fundit (28) në Superligën e Kosovës në basketboll, që ishte një nga më interesantet dhe më të barabartat në basketboll.
Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan dy takime, ndërsa sot do të jenë në program edhe dy ndeshje të tjera.
Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli përballen në duelin direkt për vendin e dytë.
Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 44 pikë dhe është përballje vendimtare për pozitën e dytë që siguron gjysmëfinale e “Play-off”-it.
Sfida e fundit është ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët kanë siguruar vendin e katërt, derisa skuadra kuqezi është e fundit dhe ende shpreson në mbijetesë.