Ponte Prizreni është befasia më e madhe e Kampionatit të Kosovës në basketboll (meshkujt), që padyshim mund të vlerësohet si befasia më e madhe në 22 vitet e fundit!
Ekipi prizrenas është kampion i pjesës së rregullt të kampionatit apo ka 20 fitore e 8 humbje!
Futbollisti i mirënjohur, Vedat Muriqi, anëtar i skuadrës italiane Lazio dhe i Kombëtares së Kosovës, e uron kryetrajnerin e Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati.

Ai e ka përgëzuar Rifatin dhe i dëshiron suksese edhe në play-off.
“Urime trajner, suksese në play-off”, e uron Muriqi Rifatin.
Ky i fundit ia kthen Muriqit: “Faleminderit krenaria e sportit”.

Rifati po e përgatitë ekipin për pjesën e play-off-it, që të fitojnë titullin e kampionit, për herë të parë në histori të këtij ekipi, që ka pak vite që u themelua.