Prishtina është para sprovës së madhe në Pejë, ku patjetër i duhet fitorja në duel me Penzën, që të mbetet në garë për titullin e kampionit të Kosovës.
Kryetrajneri i Prishtinës, Fidan Shatri nuk dorëzohet, kërkon barazimin në Pejë.
Ai beson e shpreson se vashat e tij do ta kanë ditën e tyre dhe t’i revanshohen për humbjen e parë në kryeqytet me rezultat 71:60.
Ndeshja luhet nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, Penza avancon me 1:0 në seri të fitoreve në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it.
Shatri ka formulën për Pejë!