Klubi i basketbollit Peja zotohet se me një lojë të mirë do të kthehen me titullin e parë të Ligës Unike Kosovë - Shqipëri.
Pejanët janë të përgatitur maksimalisht dhe e njohin mirë kundërshtarin, KB Golden Eagle Ylli nga Theranda.
“Sot zhvillohet ndeshja finale e Ligës Unike, finale verdh e zi në të cilën luftojmë me KB Yllin për titullin kampion.
Ndeshja fillon në ora 19:00.
Do të luftojmë që në Pejë të rikthehemi me titullin e këtij kompeticioni. Për ty, Pejë”, shkruan në faqen e KB Peja.