Rahoveci fiton ndeshjen për vend të tretë me rezultat 81:74 (25:21, 16:19, 22.17, 18.17) ndaj Goga Basket nga Durrësi, në ndeshjen e Ligës Unike Kosovë - Shqipëri.
Basketbollisti Marvin Jones është më efikasi, me 25 pikë dhe më i merituari për fitoren e Rahovecit.
Miliq Bllagojeviq dhe Endrit Hysenagolli me 22 pikë përkatësisht 20, shënuan më së shumti për Goga Basket.
Ndeshja në përgjithësi u karakterizua me rivalitet.