Dallas Mavericks ka arritur të fitojë në fundin e ndeshjes ndaj Memphis Grizzlies me rezultat të ngushtë 114-113.
Edhe pse Grizzlies arriti që të fitojë 3 çerekët e parë, në fund magjia e Luka Doncic i dhuroi fitoren ekipit të Dallasit.
Luka Doncic edhe një herë tjetër po dëshmon se është këtu për të arritur majat e suksesit, duke shënuar pikët fituese në përfundimin e ndeshjes.
Ai arriti që të realizojë 29 pikë, 9 asistime dhe gjithashtu pati edhe 6 kërcime në këtë ndeshje.
Për momentin, Mavericks janë në pozitën e 7-të dhe në rrugë të duhur për të siguruar play-offin në Konferencën Perendimore