Janë luajtur ndeshjet e ditës së tretë të fazës së grupeve në basketboll për meshkuj, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Në Grupin A, Teuta është me një këmbë në gjysmëfinale pas fitores 100-95 ndaj Kamza Basket. Një duel i ekuilibruar, me emocione e rivalitet, ku nuk u dallua fare në parket diferenca mes dy ekipeve, ku durrsakët luajnë në Superligë dhe kamzalinjtë në Kategorinë e Parë.
Fiton edhe Vllaznia, 101-75 ndaj Elbasanit, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një vend në gjysmëfinalet e play off-it.
Në Grupin B, spikat fitorja 82-77 e Dinamos ndaj Partizanit. Blutë luajnë në Kategorinë e Parë, por treguan një formë të mirë, duke mposhtur të kuqtë që luajnë në Superligë, duke shpresuar për në play off.
Në këtë grup kryeson Goga Basket, që mundi 79-34 Apoloninë dhe ka 6 pikë të plota, duke qenë shumë pranë gjysmëfinaleve.
Kupa e Shqipërisë – Meshkuj
Grupi A, Dita e 3-të
Vllaznia – Elbasani, 101-75
Kamza Basket – Teuta, 95-100
Eagles Basket (pushim)
Renditja: Teuta 8 pikë, Kamza Basket 7 pikë, Vllaznia 5 pikë, Elbasani 3 pikë, Eagles Basket 2 pikë.
Kupa e Shqipërisë – Meshkuj
Grupi B, Dita e 3-të
Partizani – Dinamo, 77-82
Apolonia – Goga Basket, 34-79
Tirana (pushim)
Renditja: Goga Basket 6 pikë, Tirana 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Partizani 3 pikë, Apolonia 3 pikë.