Është e çuditshme që serbja Milica Daboviq nuk iu ndahet klubeve të basketbollit shqiptar, sigurisht edhe paguhet mirë. Është e habitshme që tash e një kohë luan në Kampionatin Shqiptar.
Nuk dihet se sa paguhet dhe çfarë e lidh aq shumë më klubet shqiptare, apo ka diçka me tepër se sportive! Një kohë pjesë e Vllaznisë nga Shkodra, Flamurtarit nga Vlora dhe tani e KB Tiranës!
“Serbja Milica Daboviq, basketbollistja seksi e SHKB Tiranës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/22/auto_MODELJA1619110739.jpg)
Shoqata e Klubit të Basketbollit Tirana disa javë më parë afroi në skuadër serben Milica Daboviq, një lojtare me shumë eksperiencë.
Daboviç për vite me radhë ka qenë edhe kapitene e përfaqësueses së Serbisë, ndërsa është një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar të basketbollit për femra, teksa në të shkuarën ka veshur fanellat e Flamurtarit dhe Vllaznisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/22/auto_CIxWiYqUwAERHhd1619110742.jpg)
Përveç kualitetit në parket ku e ka ngritur dukshëm nivelin e SHKB Tiranës, lojtarja serbe është një prej basketbollisteve më seksi të kampionatit”, shkruan “Panorama sport”.
39-vjeçarja tërheq vëmendje me trupin e mbushur me tatuazhe, disa prej tyre madje pranë pjesëve intime. Ajo është gjithashtu shumë e ndjekur në rrjetet sociale, teksa regjistron rreth 137 mijë fansa në “Instagram”", shkruan me tej media nga TIrana.