Ferit Zekolli (212 centimetra), legjenda e basketbollit, i bashkohet ekipit, që si basketbollist kaloi periudhën më të mirë në vitet e 70-ta dhe të 80-ta. Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka bërë të ditur dy emra të ri që do të janë në bord.
“Presidenti Maraj, emëron dy nënkryetarë të Bordit Drejtues!
Sot në zyret e KB Prishtina, presidenti i klubit Burim Maraj ka propozuar Ferit Zekollin dhe Shkumbin Jakupin për nënkryetarë të Bordit.
Drejtues të Prishtinës. Propozimin e Marajt e mirëpritën dhe e votuan anëtarët tjerë të Bordit.
Me këto dy afrime klubi ynë beson se do të përfitojë nga përvoja e tyre dhe dashuria e angazhimi për klubin.
Ferit Zekolli, legjenda e basketbollit të Kosovës dhe jo vetëm. Ish qendra dominuese e disa skuadrave kosovare e kroate, me përvojën e tij të madhe si basketbollist e gjithashtu edhe si ish udhëheqës i FBK-së do të jetë ndihmesë e madhe për klubin tonë
Shkumbin Jakupi, ish basketbollist dhe ndërmarrës shumë i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me përvojën e tij në basketboll, biznes e kinematografi do të na sjellë risi në mesin tonë”, njofton KB Sigal Prishtina.