Peja në gjysmëfinale, Prishtina eliminohet

Basketboll

Peja në gjysmëfinale, Prishtina eliminohet

Nga: K.Goca Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:44
Peja në gjysmëfinale, Prishtina eliminohet

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Play-Off-it të Superligës së Kosovës. 

Pejanët eliminuan Sigal Prishtinën në seri të fitoreve me rezultat 2:1.

Verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 100:83 (25:19, 25:22, 25:23, 25:16) kundër Sigal Prishtinës, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Basketbollistët Brandon Walters me 33 pikë, i ndihmuar nga Aj Walton me 19, Lis Shoshi 18, Laron Dandy 13, Rron Grapci me 11 pikë, janë me të merituarit për fitore dhe kualifikim.

Nigel Jonson me 26 pikë e Tevin Mack me 25,  pikë që nuk i mjaftuan Prishtinës për të arritur më të mirën në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat