Peja ka arritur ta mposhtë Pejën në takimin e Play-offit, ku edhe e siguroi plasmanin në gjysmëfinale të Superligës së Basketbollit kosovar.
Me rezultatin final në 100:83, Peja mposhti kryeqytetasit për t’u kualifikuar tutje.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Pejës, Dragana Radovic ku tha se ishte ndeshje e vështirë dhe se po ndihet i lumtur.
“Jam i lodhur dhe i lumtur, por ishte një ndeshje e vështirë, ishim nervozë, sidomos në pjesën e parë”, tha ai.
“Por arritëm të gjejmë ritmin, por në pjesën e parë duhej të luanim më mirë”, shtoi ai.
“Prishtina ka shumë basketbollistë të mirë, por loja jonë është nga brenda me djemtë e mëdhenjë, ishte e vështirë sepse ata luajnë me mbrojtje të ngushtë, por mbijetuam dhe fituam dhe sigurisht që jam i lumtur”, tha Radovic.
“Tani duhet të fokusohemi për gjysmëfinale sepse nuk kemi shumë kohë”, përfundoi Dragan Radovic.