Peja ka arritur ta mposhtë Pejën në takimin e Play-offit, ku edhe e siguroi plasmanin në gjysmëfinale të Superligës së Basketbollit.
Me rezultatin final në 100:83, Peja mposhti kryeqytetasit për t’u kualifikuar tutje.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Prishtinës, Lupço Malinkov, thotë se mbrojtja ishte tejet e dobët.
“Përse e humbëm këtë ndeshje? Kemi pranuar 100 pikë, 15 fillimisht, në dy pjesët mbrojtja ishte tejet e dobët”, tha fillimisht ai.
“Në fazën ofansive ishim mjaftueshëm të mirë, 83 pikë, por mbrojtja nuk ishte në nivel sot”, shtoi ai.
“Në pranuam shumë pikë, shembull nga Walters, i cili është një basketbollist shumë cilësor, por pastaj ata arritën të shënojnë me tre pikësh dhe kjo gjë shkaktoi humbjen tonë”, tha Malinkov.
“Në fund dua të uroj Pejën për lojën e mirë që bënë, na mundi një skuadër më e mirë dhe iu uroj fitoren”, përfundoi Lupço Malinkov.