Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës.
Pejanët shënuan fitore me rezultat 100:92 (26:36, 22:14, 29:20, 23:22) kundër Ponte Prizrenit.
Në minutën e 39-të, Peja ishte në epërsi me 3 pikë (95:92) ndaj Ponte Prizrenit.
Një minutë lojë deri në fund, që nuk i mjaftoi prizrenasve ta përmbysin këtë epërsi të ngushtë të verdhezinjve. Ponte Prizreni dominoi vetëm në çerekun e parë kur ishte në epërsi me 36:26, por çerekët tjerë ishin në favor të pejanëve.
Basketbollisti Brandon Walters me 25 pikë, i ndihmuar nga Dardan Berisha me 18, Rron Grapci 15, Aj Walton 15, janë më efikasit të Peja.
Te Ponte Prizreni u shquan treshja Kwame Vaughn e Arti Hajdari, secili nga 25 pikë e Divine Miracl Myles me 21 pikë.
Peja avancon me 1:0 në seri të fitoreve ndaj Ponte Prizrenit.