Trajneri i Kombëtares merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare!
Afrim Bilali është trajneri i ri i Vllaznisë, në basketboll për meshkuj. Ka qenë vetë klubi shkodran, që nëpërmjet faqes ka njoftuar dhe ka prezantuar Bilalin në krye të skuadrës kuqeblu.
Bilali u prezantua ditën e sotme, teksa përveç drejtimit të Vllaznisë, kujtojmë se njëkohësisht ai është edhe trajner i Kombëtares së Shqipërisë në Basketboll.
Objektivi i Vllaznisë me Bilalin në stol është arritja e rezultateve pozitive dhe fitim i trofeve. Pas prezantimit nga drejtuesit, Bilali nis menjëherë nga punë, aty ku ka qenë deri pak muaj më parë.