Wizard mposhtin Lakers, derisa Jazz vazhdon të fitojë bindshëm

Basketboll

Wizard mposhtin Lakers, derisa Jazz vazhdon të fitojë bindshëm

Më: 29 prill 2021 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Washington Wizards kanë fituar 116-107 ndaj Los Angeles Lakers, ndërsa Jazz ka fituar me rezultat të thellë 154-105 ndaj Kings.

Lakers janë mundur në shtëpinë e tyre nga Wizards, ku lojtari më i mirë ishte Russell Westbrook i cili pati 18 pikë, 14 asistime dhe 18 kërcime.

Në anën tjetër, Anthony Davis ishte lojtari më i mirë për skuadrën nga Los Angeles, ku shënojë 26 pikë, pati 2 asistime dhe 5 kërcime.

Lakers po vazhdon të vuajë mungesën e LeBron James i cili akoma nuk është gati.

Utah Jazz e ka mposhtu me rezultat të thellë 154-105 Sacramento Kings, ku fituan të gjitha çerekët e luajtur (30-27, 46-17,40-30, 38-31).

Jazz vazhdon të mbajë pozitën e parë në Konferencën Lindore, ndërsa Lakers janë në vendin e pestë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat