Prania në parket e Giannis Antetokounmpo ishte në dyshim që para se të niste ndeshja, për shkak të një problemi në kavilje, që nuk e kishte lënë rehat kohët e fundit.
Gjithsesi, greku zbriti në fushë në ndeshjen që Milwaukee humbi sot 143-136 ndaj Houston, por ai luajti vetëm 46 sekonda.
Në përpjekjen për të realizuar një kosh nga lart, ai u rrëzua keq dhe ndrydhi këmbën.
Edhe pse i gjuajti dy “gjuajtjet e lira”, ai nuk mundi të vazhdojë lojën, duke shkuar në dhomat e zhveshjes dhe nuk u kthye më në parket.
Stafi mjekësor i Bucks konfirmoi se lojtari kishte ndrydhur kaviljen e djathtë, por orët në vijim do të kryejë të tjera ekzaminime për të parë shkallën e dëmtimit. Mediat amerikane shprehen se dëmtimi nuk është i rëndë dhe se MVP i sezonit të kaluar mund të rikthehet shpejt në parket.