Basketbollistja me përvojë, Valbona Bytyqi, është ballëlart sepse me Penzën nga Peja, fituan titullin e kampionit, i katërti në histori të klubit.
Ajo ka përmendur edhe emrat e xhudisteve dhe xhudistit, si një lloj frymëzimi drejt këtij suksesi.
“Qyteti i Pejës e meriton çdo cep të vet të ketë Kupa.
Faleminderit Majlinda (Majlinda Kelmendi), Toni (Driton Kuka), Distria (Distria Krasniqi), Akili (Akil Gjakova), Nora (Nora Gjakova) e shumë të tjerë që po e shkruajmë emrin e qytetit të Pejës me shkronja te Arta te sukseseve”, ka shkruar Bytyqi në profilin e saj në facebook.