Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, favorizon Pejën në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.
Ai ka dhënë edhe arsyet e tija.
“Pasi që i shikova dy ndeshjet e gjysmëfinales se Play-off-it, KB Peja - KB Ponte Prizreni si dhe KB Ylli – KB Rahoveci, tani me nuk kam medyshje.
Favorit për të fituar titullin mbetet KB Peja e cila në radhët e veta ka me shumë lojtar vendorë, po ashtu në pozicionin e qendrave dominuese me 3 qendra, ku e bën diferencën, çka e bën KB Pejën të jetë favoriti kryesor, që në Play-off të del ngadhënjyese”, ka shkruar Krasniqi.