Ponte Prizreni, një ekip simpatike dhe me një trajner të shkëlqyeshëm, Arbnor Rifati, sot e heshtën Pejën në palestrën e sportit "Karagaçi" në Pejë.
Ponte Prizreni ka shënuar fitore me rezultat 88:62 (31:19, 18:15, 19:16, 20:12) ndaj Pejës.
Nuk ka finalist as në takimin e katërt mes këtyre skuadrave dhe mbetet të përcaktohet në ndeshjen e pestë të play-off-it që luhet në Prizren.
Ponte Prizreni, në çerekun e parë dominoi edhe udhëhoqi me 12 pikë (19:31), ndërsa në minutën e 20-të rezultati ishte 34:49 në favor të prizrenasve.
Në çerekun e tretë dhe të katërt, Ponte Prizreni thellon epërsinë në 24 pikë (55:79) dhe fiton takimin me rezultat 88:62.
Treshja e basketbollistëve Kwame Vaughn me 22 pikë, Divine Miracl Myles me 19 e Landon Taliaferro me 18, janë kreatorë të fitores.
Dardan Berisha me 13 pikë ishte më efikasi të Peja.
Ponte Prizreni barazon rezultatin në seri të fitoreve me 2:2 dhe në takimin e pestë vendoset se cila skuadër do të jetë në finalen e Kampionatit të Kosovës.