Klubi i basketbollit Peja reagon pas incidentit në Prizren në duel me Ponte Prizrenin, në ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
“Ngjarje të tmerrshme në përfundim të pjesës së parë!
Deri sa ekipi ishte duke u larguar drejt teshatoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtareve të ekipit vendase na janë vërsulur si me keq ndaj ekipit tonë.
Ka edhe të lënduar nga kjo përleshje!”, shkruan në faqen e KB Peja.
Zyrtarisht ndeshja është ndërprerë pas përleshjeve që kanë ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë ndërmjet lojtarëve të dyja skuadrave dhe zyrtarëve të klubit.