Klubi basketbollit Ponte Prizreni reagon ashpër me ndërprerjen e ndeshjes me Pejën dhe e fajëson lojtarin pejan.
"Ndërpritet ndeshja në Prizren!
Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysmëfinales së play-off-it.
Fund çerekut të dytë ish reprezentuesi polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rëndë jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët pejanë konkretisht Brandon Walters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeç.
Kjo erdhi në saje të neglizhencës të Komesarit të garave Faton Kurshumliu i cili me delegim karastrofik të gjyqtarëve e solli fatin deri te përleshja.
Të lënduarit kanë hapur rast dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca dhe është hapur rasti në polici.
Kryesia e klubit tani do merr vendim për hapat e mëtutjeshëm", reagon KB Ponte Prizreni: