Turpi i madh ndodhi sot në palestrën e sportit në Prizren! Basketbollistët e Ponte Prizrenit dhe të Pejës, rrihen mes vete, duke i qitur hije të keqe kësaj loje në vendin tonë.
Ndeshja u ndërpre, kur rezultati ishte 48:49 për Pejën në 20 minutat e parë.
Pjesa e dytë nuk vazhdoi, sepse siç shihet edhe në video nuk kishte kuptim asgjë më. Ky ishte turp i madh se çfarë ngjau sot.
Pritet të dënohen akterët e kësaj ngjarje të shëmtuar nga organet kompetente të FBK-së.