Klubi i basketbollit Peja reagon fuqishëm për basketbollistin e tyre, Dardan Berisha, pas incidentit me Ponte Prizrenin në Prizren.
“Dardan Berisha është lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.
Reagim ndaj deklaratës skandaloze te ekipit të Prizrenit:
Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja.
Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Europian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kanë rezerva ta marrin këtë vendim.
Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian.
Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuadër dhe do të jemi pas tij gjithherë. Kërkojmë nga qytetarët e Prizrenit të distancohen nga fyerjet raciste ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme”, reagon Peja.